Hamza premton rritje 50% të pagave për shërbyesit civilë

Prishtinë | 14 Jan 2025 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar se në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%, raporton Ekonomia Online.

Kjo rritje, sipas tij garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Po ashtu, ai thekson se nuk do të tatohet asnjë pagë nën 400 euro.

Hamza ka thënë se në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje, sipas tij, garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Në zotimin e dytë, Hamza ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve.

“50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme