Hamza premton zero tatim për pagat deri në 400 euro

Prishtinë | 14 Jan 2025 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se do të implementojë politikën e zero tatim për pagat deri në 400 euro, duke theksuar se kostoja e jetesës ka arritur nivele të papërballueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës.

Sipas Hamzës, kjo masë është e nevojshme për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve dhe për t’i dhënë një shtysë ekonomisë, në një kohë kur shumë kosovarë po përballen me vështirësi të mëdha për të përmbushur nevojat e përditshme. Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qasje të re dhe inovative që do të mundësojë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe përballimin e krizës ekonomike.

Kandidati i PDK-së ka shtuar se qeveria e ardhshme do të fokusohet në rritjen e mundësive ekonomike për qytetarët, duke garantuar se shteti do të ofrojë mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë, sidomos ata me paga më të ulëta.

Të ngjashme