Hamza: Programi i ri i Reformës Ekonomike i ofron Kosovës eksperiencën drejt BE-së

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 15:54 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera, ka lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike në Kosovë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, njëherësh koordinator i këtij programi, tha se zhvillimi i Programit të ri të Reformës Ekonomike, përveç adaptimit të standardeve të larta,  i ofron Kosovës eksperiencën drejt BE-së.

“Dialogu ekonomik mes BE-së dhe Kosovës po bëhet pjesë e politikave ekonomike dhe orientues i rrugës tonë drejt konvergjencës ekonomike dhe dialogut me BE-në. Zhvillimi i këtij programit veç adaptimit të standardeve të larta po i ofron Kosovës eksperiencën drejt BE-së. Në kuptimin afatmesëm nënkupton zhvillimin e politikave ekonomike”.

Hamza tha ky program përfshin reforma në fusha si ekonomia, bujqësia, arsimi, shëndetësia. Ai tha se nevojitet angazhim për zbatim të lartë të këtyre reformave, raporton Ekonomia Online.

“Dialogu i deritashëm është përqendruar në ngritjen e kapaciteteve tona për politikëbërje, stimulimin e formalizmit, zgjidhjen e problemit me furnizim me energji. Duhet të angazhohemi që të kemi zbatim më të lartë të reformave. Ato janë në shërbim të mirës tonë të përgjithshme. Sado që rruga e reformave mund të jetë e vështirë, përpjekjet tona duhet të jenë të vazhdueshme. Me programin e reformave për herë të parë kemi përfshirë hisedarët joqeveritare”.

Hamza apeloi institucionet që shpenzimet për veteranët e luftës të mos e rëndojnë buxhetin e Kosovës.

“Apeloj te institucionet për implementimin sa më të shpejtë dhe efikas të kësaj mase”.

“Sigurimi shëndetësor, duhet të bëhen hapa për plotësimin e kushteve për sigurimin shëndetësor. Duhet të merren hapa që fondi të mos e cenojë qëndrueshmërinë buxhetore”.

Të ngjashme