Hamza: Regresi i gjithanshëm, ku përfshihet edhe liria e medias, duhet të marrë fund në Kosovë

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit është shprehur i shqetësuar.

Hamza ka thënë se 3 Majin, sivjet po e shënojmë me përkeqësim të gjendjes. Kosova ka humbur 19 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, sipas vlerësimit të organizatës “Reporterët Pa Kufi”.

“Është shqetësuese që Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, 3 Majin, sivjet po e shënojmë me përkeqësim të gjendjes. Kosova ka humbur 19 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, sipas vlerësimit të organizatës “Reporterët Pa Kufij”. Gazetarët, punonjësit e mediave, gjatë këtyre viteve, sikur asnjëherë më parë, janë sulmuar nga zyrtarët e shtetit dhe janë kërcënuar e përballur me presion të vazhdueshëm gjatë kryerjes së detyrës së tyre në shërbim të qytetarëve.

Mediat e lira, liria e të shprehur, janë shtyllë e demokracisë dhe ne duhet të angazhohemi më shumë që t’i mbrojmë dhe të sigurojmë një mjedis më të përshtatshëm, që të gjithë gazetarët të mund ta bëjnë punën e tyre, e cila është me përgjegjësi dhe rëndësi shumë të madhe.

Trendi negativ dhe regresi i gjithanshëm, ku përfshihet edhe liria e medias, duhet të marrë fund në Kosovë!”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme