Kryeministri i Kosovës, Ramush, Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, ka kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, që ta njoftojë kabinetin se deri kur mund të përgatitet projekt-ligji për rishikimin e buxhetit 2017.
“Kur do të ishte e përshtatshme që të mbahet një mbledhje e qeverisë në të cilën do të parashtroni Projektligjin për rishikimin e buxhetit”, pyeti Haradinaj.
Hamza ka bërë të ditur që qysh në javën tjetër mund të mbahet mbledhja dhe të diskutohet rishikimi i buxhetit. “Dita e premte do të ishte e përshtatshme për t`u mbajtur kjo mbledhje”.