HANDIKOS kërkon sqarim nga Ahmeti për mosrealizimin e subvencioneve prej 80 euro

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

HANDIKOS sot ka bere një kërkesë publike ndaj komunës se Prishtinës rreth njoftimit qe e kishin bere ne muajin nëntor te vitit te kaluar për subvencionim me nga 80 euro te personave me aftësi te kufizuara qe jetojnë ne Prishtine.

Më datë 24 nëntor 2020, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti përmes një statusi në profilin  e tij në Facebook pati njoftuar se personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në Prishtinë, në fundvit do të subvencionoheshin me nga 80 euro, si mbështetje ndaj situatës me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Mirëpo nga kontaktet e vazhdueshme me personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre, banorë të Prishtinës, ata në HANDIKOS kanë paraqitur shqetësimet e tyre se deri me tani asnjë prej tyre nuk kanë përfituar nga shuma përmendur, gjë për të cilën kemi kërkuar sqarime nga Drejtoria e  Mirëqenies Sociale, por që nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje të qartë.

Andaj, HANDIKOS bën kërkesë publike ndaj komunës së Prishtinës dhe kryetarit Ahmeti që të dalin me një sqarim lidhur me premtimin e bërë para dy muajve, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të informohen nëse nëse procesi është anuluar apo do të përfundojë së shpejti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme