Përkundër reshjeve të pandërprera të shiut që nga orët e hershme të mëngjesit, në komunën e Hanit të Elezit nuk është raportuar për ndonjë gjendje të vështirësuar, apo rrezikut eventual nga vërshimet.
Siç njofton Komuna e Hanit të Elezit, gjatë monitorimit të situatës nga Drejtoria e Shërbimeve Publike është konstatuar se rrjedhat e ujërave në Përroin e Rezhancës, Përroin e Dimcës dhe të Lumit Lepenc për momentin është gjendja në nivele normale.
Mbetet shqetësuese gjendja në rrugën Hani i Elezit -Gorancë ku në vazhdimësi ka rrëshqitje të dheut dhe gurëve.
Drejtoria e Shërbimeve Publike fton për kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë rrugë.