Kampioni i Bundesligas, Bayern Munich, nuk e ka mbajtur as një portë të pastër (pa pranuar gol) që nga tetori i vitit të kaluar.
Hansi Flick dëshiron që çdo pjesëtar i skuadrës së tij të punojë më shumë në këtë aspekt dhe të përmirësohen në fazën defanzive.
Ndeshja e fundit e bavarezëve ishtë në DFB Pokal, ku humbën nga Holstein Kiel, skuadër nga liga e dytë, transmeton lajmi.net.
Ndeshja e ardhshme e Bayernit do të jetë ndaj Feriburg, të cilët kanë fituar 5 ndeshjet e fundit dhe janë në një formë shumë të mirë.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Freiburg njihen për futbollin e tyre. Ata po shënojnë shumë. Ne do të mundohemi të luajmë më mirë, gjithçka varet nga ne”, tha mes tjerash Flick.
Për fund ai tregoi se gjithë skuadra është në presion të madh për momentin dhe po mundohen çdo ditë që të përmirësohen.