Hapen edhe dy laboratorë në Prishtinë

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 15:48 | Nga

Pas kërkesës nga qytetarët dhe nevojës që shërbimet laboratorike të jenë prezente në çdo lagje të Prishtinës, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare funksionalizuan edhe dy laboratorë të rinj.

Nga sot, qytetarët e Lagjes “Velania” dhe Lagjes së “Muhagjerëve”, do të kenë mundësi që analizat laboratorike t’i kryejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare pranë këtyre lagjeve.

Kjo plotëson një vakum për qytetarët e këtyre lagjeve të cilët është dashur t’i marrin këto shërbime në lagje të tjera.

Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zgjerimin dhe në ofrimin sa më korrekt të shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe në uljen e kohës së pritjes për këto shërbime.

Image may contain: one or more peopleImage may contain: screenNo automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme