Enos LLC ka filluar me punimet për të ndërtimin e ndërtesave në lagjen “Prishtina e Re”, raporton Ekonomia Online.
Kjo kompani në bashkëpunim me investitorin e huaj Kaptan Group do të kujdesen që banesat të cilat do të ndërtohen të jenë moderne dhe me kualitet.
Berat Miftari prezentuesi i këtij eventi tha se inxhinieri Sylejman Kaptan operon në disa vende në të lindjes së mesme dhe tashmë edhe në Ballkan.
“Të nderuar të pranishëm, çdo sukses i madh fillon me një tregim ose me një themel të fortë. Dhe sonte po dëshmojmë një bashkim të dy themeleve të fuqishme me një vizion të vetëm. Njëra sjell dekada të tëra eksperiencë ndërkombëtare në inxhinieri dhe ndërtim, tjetra sjell energji, inovacion dhe vizion modern të një gjenerate të re. E së bashku, ato krijojnë një partneritet të ndërtuar jo vetëm për të realizuar projekte, por edhe për të formësuar të ardhmen. Sonte kam kënaqësinë të prezantoj kompanitë që qëndrojnë pas këtij vizioni të jashtëzakonshëm. Dhe së pari, do të fillojmë me një kompani që ka një histori të jashtëzakonshme ndërkombëtare në ndërtim dhe inxhinieri. Ajo është themeluar në Stamboll në vitin 1992 nga inxhinieri Süleyman Kaptan. Kaptan Group ka realizuar me sukses projekte madhore në tregje ndërkombëtare si Arabia Saudite, si Iraku, si Sudani”, tha Miftari.
E vet inxhinieri Sylejman Kaptan tha se yll ndriçimi i epokës së re do të jetë Turqia dhe Ballkani në fushën e ndërtimtarisë.
“Së pari, dua t’i falënderoj të gjithë ekipin që ka punuar me ne, që na ka ndihmuar të fillojmë projektin, duke realizuar dizajnin dhe duke ndërtuar zyrën tonë të shitjes. Dua t’i falënderoj ata. Por, siç e dini të gjithë, një burrë i fortë duhet ta ketë një grua të fortë. Bashkëshortja ime ka ndihmuar vërtet shumë, po ashtu edhe bashkëshortja e Tri-së. Ato kanë bërë shumë sakrifica dhe na kanë mbështetur. Kjo është arsyeja pse ne jemi të fortë dhe do të vazhdojmë të jemi të fortë. Faleminderit atyre. Si kompani ndërtimi dhe investimesh, Kaptan Group për një kohë të gjatë ka punuar në Lindjen e Mesme, konkretisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Katar. Por, siç e dini të gjithë, bota po ndryshon dhe po shfaqen konflikte të reja. Sipas mendimit tim, dhe mendoj edhe sipas mendimit të shumicës së biznesmenëve, ylli ndriçues i epokës së re do të jenë Turqia dhe Ballkani. Kjo është ajo që ne besojmë. Nëse i merrni parasysh konfliktet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Lindjen e Mesme, atëherë kjo zonë ka potencial të madh. Prandaj, ne vërtet besojmë se ky rajon do të jetë ylli ndriçues. Kjo është një nga arsyet pse po i nisim këto projekte, pse po fillojmë këtë partneritet dhe pse po investojmë këtu. Por një tjetër arsye kryesore është motivimi i partnerit tim, vizioni i tij dhe puna e tij e palodhur. Ne u bashkuam sepse kemi shumë ngjashmëri dhe besojmë se kjo është koha e duhur dhe vendi i duhur”, tha Kaptan.
Pronari i Enos LLC, Dren Musliu tha se është shumë krenar për atë që po bëhet dhe se do të ndërtohet diçka që do të lëjë gjurmë.
“ Nëse diku parashihet vetëm një kantier ndërtimi, sot po vendosim themelet të cilat do të jetojnë gjatë në këtë vend. Kur shumë njerëz në këtë qytet shohin beton, ne shohim jetë. Kur shumë njerëz të tjerë shohin tokë, ne shohim qytet. Si pronar i Enas LLC, jam krenar që pas shumë sakrificave, sfidave dhe punëve të pafundme, sot po e nisim një projekt që nuk do të jetë vetëm projekt ndërtimi, por simbol i seriozitetit, forcës dhe besimit. Ne nuk jemi këtu për të bërë zhurmë. Ne kemi ardhur këtu për të lënë gjurmë. Çdo projekt që mban emrin Enas, ndërtohet me një parim: fjala e dhënë duhet të mbahet deri në fund. Në këtë rrugë nuk do ta ecim vetëm. Falënderoj secilin bashkëpunëtor, arkitekt, inxhinier e punëtorë të tjerë që besuan në projektin tonë kur ai ishte vetëm në letër. Sot po fillon puna, e bashkë me të po fillon edhe një histori e suksesit. Faleminderit shumë edhe për partnerin tim, Mr. Suleyman Kaptan, për besimin. Falënderoj edhe për vlerësimin e vendit, të vizionit dhe të krahut me shumë të tjerë që investuan në projektet tona në Kosovë dhe në Shqipëri. Me ndihmën e Zotit, me disiplinë, besim dhe punë, do të ndërtojmë diçka që nesër të shohim me krenari familjet tona, qytetarët tanë dhe gjithë Kosova”, tha Musliu.




