Sot do të hapen xhamitë dhe kishat anembanë vendit. Besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.
Pas këtij vendimi, Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar udhëzimet e masat që duhet zbatuar besimtarët pas hapjes.
Ndër masat që duhet marrë janë: marrja e abdesit në shtëpi, të përdoren maska dhe dezinfektues, të ruhet distanca sociale, ligjërata e xhumasë të mos zgjatë më shumë se 10 minuta.
Edhe besimtarët e krishterë kanë mundësi që të Dielën e Rrëshajëve të mund të kremtojnë me mesha nëpër kishat e Kosovës.