Hapësirën që e lamë kur dolëm nga VV-ja, e mbushën me dallaverxhi

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 12:37 | Nga Fisnik Ismaili

Strategji e mirë është me shfrytëzue njerëz afër vetes, e në fund me i djegë me arrestime e përjashtime, duke ua lanë vetëm atyne fajin e shfajësue veten.

Grupi i dalun prej Lëvizjes në 2019 është shembulli më i mirë, sepse ishim pikërisht ne që e rritëm e e shtruam rrugën për me ardhë kjo qeveri në pushtet. Shansë nuk ka askush me na e mohue këtë kontribut. Në fund s’lanë gja pa na thanë, e faj pa na lanë, sepse e pamë që herët a vonë kanë me na djegë e me i grahë qysh do veç baba, e ma mirë na doli me ecë vetë. Krejt që dolëm qatherë u etiketuem si monstruma, tradhtarë e të poshtër, se për dallavere shansë me na akuzue s’ka pasë.

Tanë atë hapësinë të madhe që ne e lamë, e mbushën me dallaverexhi që përnjiherë i shndërroi Lëvizja në njerëz të mirë, e këta zalloga as s’e dijnë që janë vetëm material shpenzues që djegen më së lehti, edhe prapë Lëvizja vetë ka me u dukë mirë, duke i fajësue ata e shfajësue veten.

Budallë tjerë që e hajnë foren me u bashkengjitë gjithë ka me pasë, si asi që futen me e “pastrue” veten e mandej kapen e djegen, si asi që për do pushtet e status social e falin edhe bothën e vetë, si asi që hala besojnë se Lëvizja është e pastër e krejt tjerët janë muta, e vazhdojnë me i votue.

(Autori ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje)

Të ngjashme