Hapet ekspozita “Bashkëjetesa ndërfetare, vlerë e trashëgimisë”

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 11:38 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, është hapur ekspozita “Bashkëjetesa ndërfetare, vlerë e trashëgimisë”, raporton Ekonomia Online.
Ekspozita do të jetë e hapur deri edhe nesër dhe është organizuar nga Shoqata Kulturore “Dardania”.

Kryetari i kësaj shoqate, Nol Kristaj, tha se qëllim i së cilës është promovimi i trashëgimisë dhe vlerave kulturore shqiptare.

“Kjo ekspozitë organizohet për të pestën herë me radhë, është promovimi i objekteve të trashëgimisë por sivjet e ka radhën të kultit. Tema është siç po e shihni “Bashkëjetesa ndërfetare, vlerë e trashëgimisë”, është e hapur për tri ditë, qëllimi është që ti promovojmë këto vlera dhe në njëfarë forme duam të promovojmë edhe turizmin trashëgimor, secili objekt është atraksion për të huajt gjithashtu edhe vendorët.”, tha ai.

Përmes kësaj ekspozite, Kristaj tha se dëshirojnë të promovojnë dy vlera të objekteve fetare. Ai bëri të ditur se ky është viti i pestë i organizimit të këtij lloji të ekspozitës, raporton EO.

Projekti është financuar nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) dhe Komuna e Prishtinës.

 

Të ngjashme