Hapet ekspozita e nxënëses Era Morina për vetëdijesimin e mbrojtjes nga Covid-19

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Era Morina, nxënëse e klasës III/2 në shkollën fillore “Mihail Grameno” në Fushë-Kosovë, ka hapur ekspozitën e saj personale.

Punimet janë bërë gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë Covid-19. Këto 37 punime kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për mbajtjen e maskës dhe distancës, si masa parandaluese ndaj përhapjes së virusit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë në ambientet e objektit të ri të kësaj shkolle.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme