Grupi i Grave Deputete hap ekspozitë në 14-vjetorin e themelimit

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 11:20 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës ka hapur një ekspozitë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të  shënuar 14-vjetorin e themelimit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Topalli- Mjaku, deklaroi se për 14 vjet të punës së këtij grupi, kanë arritur që të heqin barrierat dhe që gratë me punën e tyre kanë treguar se janë të zonjat që të marrin përgjegjësi.

“Për këto 14 vite të funksionimit shpreh mirënjohje për të gjitha gratë deputete të cilat me këmbëngulësi formuan këtë grup. Nuk duhet harruar edhe kontributin e znj. Medeline Albright. Duhet të jemi falënderuar për mbështetësit që i kemi. Një nga preokupimet më të mëdha ishin si të jemi të bashkuara rreth fuqizimit të grave në  luftimin e dhunës në punë, shtëpi apo çfarëdo dhune tjetër”, tha ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit, Mufera Sinik, tha se a asnjë shoqëri s’mund të  ketë përparim pa pjesëmarrjen e gruas.

“Sot është ditë e shënuar për vendin tonë sepse jemi mbledhur të festojmë 14- vjetorin e grupit të grave. Falë punës së palodhshme sot me krenari marrim pjesë si të barabartë në ndërtimin e vendit. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kur flitet për gruan, ne flasim me ditë të tëra, por ne mund të jemi shembull shtytje dhe i inkurajojmë pasi asnjë shoqëri s’mund të  ketë përparim pa pjesëmarrjen e gruas”, tha ajo, raporton EO.

Përfaqësuesja e rinisë, Kosovare Sadiku, ka thënë se steriotipet që janë krijuar me vite janë vështirë të kalueshme.

“Unë si kryetare e Kuvendit të të rinjve jam përballur me sfida dhe probleme të shumta. Steriotipet që  janë krijuar me vite s’janë aspak të lehta për tu luftuar. Andaj duhet një shpirt luftarak, ambicioz për luftimin e këtyre steriotipeve. Ne si të rinj kemi vendosur të mos largohemi nga vendi, por të punojmë për vendin”, tha ajo.

Grupi i Grave Deputete funksionon dhe vepron në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rregullores së grupit të grave deputete dhe Strategjisë së Veprimit të GGD-së.

GGD angazhimin e ka të përqendruar në aktivitetet e parapara dhe objektivat strategjike që kryesisht kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore, avokimit për sigurimin e buxhetit të nevojshëm, marrjen e masave afirmative për ta fuqizuar gruan dhe demokratizuar vendin.

Të ngjashme