Hapet Java Evropiane e Sportit, Gashi bën thirrje për mbështetjen e grave në sport

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 11:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për herë të parë në Kosovë po mbahet Java Evropiane e Sportit, e cila është një organizim sportiv që mbahet në javën e fundit të muajit shtator, nëpër vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe i cili mbështetet edhe nga Komisioni Evropian.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se forcimi i grave më sport është prioritet i Qeverisë, raporton Ekonomia Online.  Ai ka bërë thirrje për më shumë përkrahje ndaj grave në pozita drejtuese në sport.

“Jo rastësisht qe java e sportit është menduar që të fillojë këtë konferencë duke theksuar prioritetet e qeverisë për forcimin e grave në sport. Ministria është e fokusuar në fuqizimin e rolit te grave ne sport, dhe avancomin e pozitës së tyre në sport. Bëjë thirrje për më shumë mbështetje ndaj grave në pozita drejtuese sportive”.

Gashi vlerësoi se sot është moment i veçantë për të gjitha gratë, veçanërisht për ato që merren me sport.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, theksoi se krijimi i një ambienti të baraspeshuar gjinor kërkon qasje nga të gjithë akterët qe marrin vendime për barazinë gjinore.

“Mirë është qe kemi filluar dhe jemi pjesë e hartës botërore për barazi gjinore në sport. Konferenca e sotme është e veçantë. Gjatë tërë javës do të ketë aktivitete të larmishme. Mbyllja e javës do të bëhet nga komiteti para-olimpik. E di që është sfidë e rëndë por me vullnet dhe strategji të mirëfilltë do të ia dalim”.

Kryetari Hasani i ka dhuruar ministrit Gashi një dhuratë të cilën tha se ia ka ndarë atij Komiteti Olimpik Evropian, raporton EO.

Nga 23 deri 30 shtator organizatat e ndryshme sportive, si: Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Paraolimpik i Kosovës, Federata e Çiklizmit, Atletikës, Sportit Shkollor, Sporteve Universitare do të organizojnë aktivitete të ndryshme anekënd Kosovës, nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ndër temat që do të diskutohen do te jetë edhe sfidat e trajnereve gra në sport, gratë në Bordet Ekzekutive të klubeve, federatave dhe KOK-u, promovimi i grave dhe vajzave në mediat tradicionale dhe rrjete sociale, fuqizimi i vajzave dhe grave nëpërmjet sportit dhe ndërtimi i karrierës në fusha tjera (politike, shkencë, art, ndërmarrësi).

 

Të ngjashme