Në qendrën më të madhe të votimit në Kaçanik në shkollën “Emin Duraku” ka filluar me kohë sot votimi.
Këtë e bëri të ditur për Klan Kosova Avdyl Reka, menaxher i kësaj qendre.
“Kjo qendër e votimit ka 6303 votues. Çdo gjë ka filluar me kohë dhe të gjitha përgatitjet kanë qenë në rregull”.
“Deri tani çdo gjë është në rregull”,ka thënë Reka.