Hapet panairi i rrushit e verës në “Hardh Fest”

Prishtinë | 06 Sht 2024 | 15:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të festivalit tradicional të vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, kanë bërë hapjen e panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë panair, qytetarët të cilët vizitojnë këtë festival mund të shijojnë rrushin dhe prodhimet e tij.

“Hardh Fest” do të mbahet me 6, 7 dhe 8 shtator me aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe disa koncerte.

Ministri Peci deklaroi se fermerët dhe vreshtarët e Rahovecit deri më tani kanë përfituar mbi 21 milionë euro përmes programit të subvencioneve dhe granteve, ndërsa për këtë festival, Ministria e Kulturës në tri vitet e ardhshme, ka dedikuar 182 mijë euro.

Të ngjashme