Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) sot organizon “Panairin e Vullnetarëve”, që do të mbahet për herë të parë në Kosovë, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”.
Panairi realizohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Qëllimi i këtij panairi është që të rris interesimin për punë vullnetare dhe aktivizim qytetar në Kosovë. Gjatë këtij panairi, organizatat pjesëmarrëse do të promovojnë mundësitë e vullnetarizmit si dhe do të kenë mundësi që të rekrutojnë vullnetarë të rinj.