Zgjedhjet shkak i rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, zv.ambasadori britanik kritikon partitë

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 14:36 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), ka bërë lansimin e punimit “Zgjedhje në kohë pandemie: Menaxhimi kundrejt Pasojave”, raporton Ekonomia Online.

Rrezarta Krasniqi, drejtoreshë ekzekutive e D4D-së, tha se në këtë punim vëmendje të veçantë i kanë kushtuar menaxhimit të pandemisë gjatë zgjedhjeve.

“Kësaj radhe i kemi kushtuar vëmendje të veçantë menaxhimit të pandemisë gjatë zgjedhjeve. Për realizimin e punimit patëm përkrahjen e ambasadës së britanike në Kosovë”.

Zëvendësambasadori britanik në Kosovë, Jacob Webber, tha se sjellja e partive, kandidatëve e qytetarëve para dhe gjatë zgjedhjeve ndikoi në rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19.

Por që sipas tij, organizimi i zgjedhjeve në këtë kohë ka qenë sfidë për Kosovë. Madje ai ka thënë se Kosova do të ndihmohet me 2 milionë euro për kalimin e pandemisë.

“Mbajtja e zgjedhjeve gjatë pandemisë ka qenë një sfidë e madhe për Kosovën. Zgjedhjet e lira janë indikatorë të zhvillimit të demokracisë së një shteti sidomos tani kur Covid-19 po mbretëron më shumë se një vit. Sjellja e partive, kandidatëve e qytetarëve solli rritje të të infektuarve. Gjatë fushatës ne shprehëm shqetësimin tonë për masat anti-Covid”.

“Qeveria britanike është e venduar që Kosova të jetë shtet i fortë në të gjitha fushat. Po punojmë me Kombet e Bashkuara që me 2 milionë euro të ndihmojmë Kosovën për kalimin e pandemisë. Në mënyrë që procesi të monitorohet mirë para dhe gjatë pandemisë ambasada angazhoi D4D dhe ekspert të jashtëm”.

Blerinë Ukshini, autore e punimit, tha se nga ajo që kanë analizuar del se duhet të kihet shumë kujdes në organizimin e zgjedhjeve lokale.

Ukshini ka sqaruar se 74 shtete kanë organizuar zgjedhje gjatë vitit të kaluar, kurse shumë të tjera kanë shtyrë ato për shkak të pandemisë, raporton EO.

“Rëndësia e këtij punimi ka qenë e madhe me analizuar më këtë fazë se çfarë kemi bërë siç duhet dhe çfarë kemi gabuar. Duhet të mobilizohemi edhe për zgjedhjet lokale. Qëllimi i punimit është të ofrojë një pasqyrë dhe të marrë pikat më të forta të rajonit që patën zgjedhje. Në fund të punimit janë edhe rekomandimet qe veç institucioneve edhe partive që luajtën një rol të madh për përhapjen e pandemisë pa respektuar masat”.

“Kemi analizuar edhe shtetet tjera se si kanë operuar gjatë zgjedhjeve. 74 shtete kanë organizuar zgjedhje gjatë vitit të kaluar. Edhe Serbia Maqedonia e Mali i Zi shtyrë zgjedhjet që të anashkalojnë përhapjen e pandemisë. Pastaj Serbia ishe vendi i parë në rajon që organizoi zgjedhje”.

Sipas saj, mbajtja e tubimeve gjatë fushatës zgjedhore ka ndikuar në rritjen e numrit të të infektuarave me Covid-19.

“Në fillim të vitit 2021 ka pasur 174 raste me Covid-19 kurse një muaj pas fillimit të fushatës zgjedhore rastet janë rritur në 568”, tha ajo.

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, tha se gjatë zgjedhjeve nuk u respektuan anti-Covid. Ai thotë se masat nuk janë respektuar as gjatë mbajtjes së mbledhjeve të KQZ-së.

“Fushata ka shkaktuar rritje të rasteve dhe kjo edhe është paralajmëruar nga institucionet shëndetësore. Sa i përket pjesës së administrimit të zgjedhjeve fillojë me KQZ-në ku gjatë mbledhjeve ka qenë evidente që as vet anëtarët e KQZ-së nuk kanë zbatuar masat dhe s’kanë ofruar ambient të përshtatshëm as për mediet”.

“Komisionet poashtu kanë qenë ndër shkelësit e masave. Qytetarët duke marrë shembuj të këqij nuk kanë respektuar as ata masat. Mbi 50 për qind e vendvotimeve në përgjithësi nuk kanë respektuar masat e pandemisë”, tha Cakolli.

Ai po ashtu theksoi se në QNR mungojë kushtet për numërimin e votave.

Të ngjashme