Krizë në kuvendin komunal të Podujevës, rrezikohet të shkohet në zgjedhje

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Podujevës ka dështuar të zgjedh kryesuesin në mbledhjen e jashtëzakonshme që është thirrur këtë të premten. Partitë opozitare LDK, PDK e AAK e kanë lëshuar seancën, duke e pamundësuar vazhdimin e saj.

Nëse deri më 3 janar nuk zgjidhet kryesuesi i kuvendit komunal, komuna e Podujeva rrezikon që të shkoj në zgjedhje të reja për asamble komunale.

Nga partia në pushtet, e udhëhequr nga Vetëvendosje, thonë se partitë opozitare janë duke u përpjekur që ta dërgojnë kuvendin komunal në zgjedhje.

Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj, në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se nëse LDK, PDK dhe AAK vazhdojnë t’i bojkotojnë mbledhjet detyrimisht do të shkojmë në zgjedhje.

“Qëndrimi jonë nuk është që kuvend të shkojë në zgjedhje ne e kemi thirrur sot seancën mirëpo partitë opozitare LDK, PDK AKK, janë duke dashur ta dërgojnë Podujevën në zgjedhje. Është përpjekje e tyre për me blloku, nuk besojë që është në favorin e askujt që të shkohet në zgjedhje, por nëse vazhdojnë me i bojkotojnë mbledhjet dhe me sabotojnë procesin pashmangshëm na duhet me shku në zgjedhjet”, ka thënë Balaj për Insajderin.

Partia më e madhe në Kuvendin komunal në Podujevë, LDK ka thënë se nuk do të jenë pjesë e pazareve të Vetëvendosjes dhe se nuk është punë e tyre zgjedhja e kryesuesit të kuvendit.

 “Ne e kemi bojkotuar mbledhjet e zgjedhjes se kryesuesit te kuvendit, pasi ne nuk jemi parti që jemi marrë me pazare politike si para zgjedhje dhe pas tyre, nuk na takon neve me zgjedhje kryesuesin e kuvendit, është dashur me ditë Vetëvendosja”, tha Demolli për Insajderi.

Shef i Grupit të asamblistëve te LDK-së në Podujevë, Valon Demolli tha për Insajderin se nuk shantazhohen nga kërcënimet e VV-së për të shkuar në zgjedhje për asamble.

 “Nëse kuvendi shkon në zgjedhje edhe ne jemi të gatshëm, ato janë kërcënime të tyre, ne nuk shantazhohemi me kërcënimet e tyre. Ata i din pazaret e tyre që i kanë bërë me PDK dhe AAK para zgjedhjeve, Nuk është problem i yni zgjedhja e kryesuesit te kuvendit”, tha më tej Demolli.

Ndërsa, nga PDK janë shprehur se nuk do të përkrahin asnjë kandidatë të asnjë partie politikë, pasi është përgjegjësi e pushtetit t’i ketë numrat për qeverisje.

Bashkim Syla, shef i Grupit të asamblistëve të PDK-së tregoi për Insajderin se do të votojnë vetëm nëse ka ndonjë marrëveshje politike në mes partive.

“Ne nuk kemi marrëveshje me asnjë subjekt politike dhe ne nuk do a përkrahim asnjë kandidatë të asnjë partie politike për kryesues të kuvendit. Është përgjegjësi e pushtetit me i pas numrat me qeverisë në kuvend. Nuk marrim pjesë në votim, sepse nuk janë të gjithë asamblist, pa betimin  tyre dhe pa marrëveshje politike thjesht veq me përkrah dikon ne nuk do ta bëjmë. Ne nuk do të votojmë asnjë kandidatë as nga LDK e as nga VV, vetëm në rast se ka marrëveshje politike”, tha Syla për Insajdeirn.

Insajdeir ka kontaktuar edhe zyrtare perfaqësuesën e asamblistëve të AAK-së, Mrika Thaçin por e njëjta nuk ka dhënë përgjigje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme