Këta janë 20 kryetarët e komunave nga rundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare për 20 nga 21 komunat që garuan në rundin e dytë në zgjedhjet lokale.

Këta janë emrat e kryetarëve të rinj:

Në komunën e Gjakovës fitues është Ardian Gjini nga AAK me 55,97%, ndërsa Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje ka marrë 44,03% të votave.

Në komunën e Drenasit fitues është Ramiz Lladrovci nga PDK me 54,16 %, ndërsa Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin ka marrë 45,44.

Në komunën e Gjilanit fitues është Alban Hyseni nga Vetëvendosje me 51,10 %, ndërsa Lutfi Haziri nga LDK ka marrë 48,90%.

Në komunën e Istogut fitues është Ilir Ferati nga LDK me 56,16%, ndërsa Bekë Berisha nga AAK ka marrë 43,34%.

Në komunën e Kaçanikut fitues është Besim Ilazi nga PDK me 53,91% , ndërsa Jeton Raka nga Vetëvendosje me 46,09%.

Në komunën e Klinës fitues është Zenun Elezaj nga AAK me 55,16%, ndërsa Esat Raci nga PDK ka marrë 44,84%.

Në komunën e Fushë Kosovës fitues është Burim Berisha me 65,45%, ndërsa Enver Bajçinca ng aVetëvendosje ka marrë 34,55%.

Në komunën e Kamenicës fitues është Kadri Rahimaj nga Vetëvendosje me 53,34 %, ndërsa Qëndron Kastrati ka marrë 46,66%.

Në komunën e Obiliqit fitues është Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin me 61,30%, ndërsa Halil Thaçi nga Vetëvendosje ka marrë 38, 70%.

Në komunën e Rahovecit fitues është Smajl Latifi nga AAK me 65,19 %, ndërsa Visar Korenica nga Vetëvendosje ka marrë 34,81%.

Në komunën e Kaçanikut fitues është Besim Ilazi nga PDK me 53,91% , ndërsa Jeton Raka nga Vetëvendosje ka marrë 46,09%.

Në komunën e Prishtinës fitues është Përparim Rama nga LDK me 50.98%, ndërsa Arben Vitia nga Vetëvendosje ka marrë 49.02%.

Në komunën e Podujevës fitues është Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje me 52.065, ndërsa Ekrem Hyseni nga LDK ka marrë 47.94%.

Në komunën e Prizrenit fitues është Shaqir Totaj nga PDK me 50.93%, ndërsa Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje ka marrë 49.07%.

Në komunën e Shtimes fitues është Qemajl Aliu nga Vetëvendosje me 50.67%, ndërsa Naim Ismajli nga PDK ka marrë 49.33

Në komunën e Vitisë fitues është Sokol Haliti nga LDK me 51.44%, ndërsa Arsim Ademi nga Vetëvendosje ka marrë48.56%.

Në komunën e Vushtrrisë fitues është Ferit Idrizi nga PDK me 53.19%, ndërsa Xhafer Tahiri nga LDK ka marrë46.81%.

Në komunën e Malishevës fitues është Ekrem Kastrati nga NISMA me 53.1%, ndërsa Isni Kilaj nga PDK ka marrë 46.9%.

Në komunën e Junikut fitues është Ruzhdi Shehu nga LDK me 53.8%, ndërsa Agron Kuçi nga AAK ka marrë 46.2%.

Në komunën e Mamushës fitues është Abdulhadi Krasniçi nga Kosova Demokratik Turk Partisi me 63.19%, ndërsa Arif Butuç nga Kosova Adalet Turk Partisi ka marrë 36.81%.

Në komunën e Kllokotit fitues është Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe me 55.12, ndërsa Strahinja Spasiq nga Sprspka Narodna Sloga ka marrë 44.88%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme