Me anë të një ceremonie sot është hapur Pavijoni i Kosovës në Biennalen e Venedikut, njofton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se Kosova aty paraqitet në mënyrë dinjitoze.
“Me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, morëm pjesë në ceremoninë e hapjes së Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, bashkë me artistin Alban Muja, komisioneren Arta Agani dhe ekipin tonë i cili ka bërë punë të jashtëzakonshme që sot vendi ynë të paraqitet në mënyrë dinjitoze në njërën prej ngjarjeve më të mëdha kulturore”.
“Jam shumë i lumtur që Kosova artistët i ka ambasadorët më të mirë, të cilët po e promovojnë shtetin tonë gjithandej botës. Si ministër jam në mbështetje të plotë të artistëve tanë dhe projekteve kulturore të cilat tashmë janë prezent në shumë ngjarje me renome botërore”, tha Gashi në rrjetin social Facebook.