Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se është hapur për vetura të vogla, rruga në Pejë, në pikën kufitare Kullë-Rozhajë.
Porse, për kamionë rruga është ende e bllokuar, ka shtuar tutje QKMK.
‘’Njoftim
Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:00 ruga Pejë -PKK Kullë-Rozhajë, është hapur për vetura të vogla, ku duhet të keni pajisje dimërore, kurse për kamionë është ende e bllokuar. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë’’, thuhet në postim.