Është hapur zyrtarisht shkolla Finlandeze në Kosovë, ku do të zhvillojnë mësimin nxënësit nga parashkollor e deri në klasën e dhjetë.
KajaLena Salovara, drejtoreshe e shkollës Finlandeze në Kosovë tha se e veçanta e kësaj shkolle janë mënyrat e veçanta të të mësuari dhe se mësimi do të zhvillohet në gjuhën angleze, raporton Ekonomia Online.
“Ndoshta e veçantë e kësaj shkolle është mënyra e veçantë e të mësuarit. Këtë nxënësit i bëjnë pothuajse të gjitha vetë. Këtu janë nga klasa parashkollor deri në klasën e 10”, tha ajo
Karoliina Urpela mësuese në klasën e së cilës numërojnë rreth 15 nxënës tha se mësimet në këtë klasë do të zhvillohen vetëm në gjuhën angleze
“Kam rreth 25 nxënës ende nuk e di sigurt sepse disa tjerë do të vijnë. Jemi dy mësuese dhe mësimi kryesisht do të zhvillohet në gjuhën angleze”.
“Ditët e para do të mësojmë më shumë të flasim anglisht sepse disa nxënës ende nuk e flasin mirë”, tha ajo
Adni Elezaj nxënës i klasës së 10-të tha se arsyeja pse ka ardhur në këtë shkollë është sepse sipas tij, shkolla është me e veçantë se të tjerat.
“Unë jam 15 vjeçar, arsyeja pse kam ardhur këtu është sepse mendoj që do të mësoj gjera të reja dhe shkolla është me e veçantë se shkollat tjera”, tha ai.
Kike Ahmeti poashtu nxënëse e klasës së 10 tha se për shkollën ka dëgjuar në rrjete sociale, raporton EO.
“Për shkollën kam dëgjuar në rrjete social kam ardhur e kam shikuar, më ka pëlqyer dhe u bëra pjesë e saj”, tha ajo.