Hapet shkolla verore e BE-së

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 08:07 | Nga

Çështjet e BE-së, ekonomia dhe politika në kuadër të agjendës së BE-së, zbatimi i MSA-së dhe marrëdhëniet BE-Kosovë në përgjithësi do të jenë në qendër të programit pesë-ditor interaktiv Shkolla Verore e BE-së.

Ngjarja është organizuar bashkërisht nga projekti “Young Cell Scheme”, i financuar nga BE-ja dhe “European Young Cells Alumni” (EYKA) me mbështetjen akademike dhe logjistike të Universitetit të Prishtinës në periudhën nga 3 deri më 7 korrik 2017.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle do të jenë Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së.

Mimoza Ahmetaj, ministre e Integrimit Evropian dhe Marjan Dema, Rektor Universitetit të Prishtinës.

Të ngjashme