Në prani, të Prof. Amnon Carmi, udhëheqës i UNESCO (Haifa) Chair in Bioethics, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), është hapur zyra e njësisë së bioetikës mjekësore.
Në këtë hapje, prof. Carminin, e shoqëronin drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, dr. Miftar Zenelaj, udhëheqës i kësaj zyre, dy zëvendësministrat e shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku dhe dr. Rrustem Musa, drejtorë të klinikave, institucioneve tjera shëndetësore dhe profesionistëve mjekësor.
Prof. Carmin, tha se ndjehet i lumtur që ka rastin të jetë në Kosovë e cila tashmë është anëtare e barabartë e Unesco (Haifa) Chair in Bioethics.
Në emër të SHSKUK-së, drejtori Gjocaj, falënderoj prof. Carmin për gjithë kontributin që ka dhënë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë shumë të rëndësishme dhe për praninë e tij në Kosovë. “ Ju falënderoj që përkundër angazhimeve që keni në gjithë botën keni vendosur të na respektoni dhe të vizitoni Kosovën, ju keni dhënë kontribut vendimtarë për Kosovë me të drejtat të barabarta”, u shpreh ai.
Në anën tjetër, duke folur për rëndësinë hapjes së kësaj zyre, udhëheqësi i saj, dr. Miftar Zenelaj, tha se tashmë edhe në Kosovë ka një zyrë e cila do të merret dhe do të trajtoj çështjen e bioetikës mjekësore.
Përkrahje dhe falënderime për prof. Carmin dhe hapjen e kësaj zyre, bëri edhe dr. Izet Sadiku, zv. Ministër i Shëndetësisë, i cili tha se përkrahje nuk do të mungoj për këtë zyrë në të mirë të trajtimit të çështjeve të bioetikës në mjekësi.
Prof. Ass, Kreshnik Hoti, prodekan për çështje akademike në Fakultetin e Mjekësisë, tha se në kuadër të kurrikulës dhe lëndëve në Fakultetin e Mjekësisë, mësohet edhe për bioetikën mjekësore dhe hulumtimet përmes kësaj zyre do të ndihmojnë Fakultetin e Mjekësisë.
Në fund të ceremonisë, prof. Carmi, mbajti ligjëratë për të pranishmit në amfitetatirn e Telemjekësisë dhe u përgjigj në interesimin e profesionistëve shëndetësore dhe përfaqësueseve të medieve. Kjo ligjëratë u transmetua edhe direkt në njësitë e telemjekësisë në Spitalet e Përgjithshme.
Republika e Kosovës është anëtare e barabartë në mesin 124 shteteve të botës që nga muaji gushti i vitit 2015 në UNESCO Chair on Bioethics, kjo është një organizatë ndërkombëtare nën ombrellën e UNESCO-së, e themeluar në vitin 2001 dhe merret më edukimin etik në arsimin e ultë, mesëm dhe në arsimin e lartë.
Gjithashtu, kjo organizatë ka mbajtur 12 konferenca ndërkombëtare të Bioetikes, Etikes Mjekësore dhe Ligji për Shëndetësi, ku janë nxjerrë shumë konventa dhe rezoluta ndërkombëtare mbi respektimin e normave etike dhe ligjore në institucionet shëndetësore dhe arsimore.