Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Rohde ka thënë se hapja e këtyre korridoreve do të shkurtojë fluturimet drejt destinacioneve në Evropë për 20 minuta.
Ai e ka quajtur këtë sukses të përbashkët, derisa ka thënë se kjo është bërë falë punës së përfaqësuesve të Kosovës dhe miqve e partnerëve të Kosovës, siç janë Austria, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Përgatituni për 20 minuta fluturime më të shkurtra drejt destinacioneve ! Festojmë hapjen e hapësirës ajrore ndërmjet dhe për fluturime komerciale sot! Një sukses i përbashkët falë punës së palodhur të përfaqësuesve së Kosovës, miqve dhe partnerëve, Austrisë, Zvicrës dhe ShBA’së. Faleminderit për përpjekjet e përbashkëta gjatë 15 muajve të fundit!”, ka shkruar Rohde.