Tabelat e veturave do të duhej të ishin në fund të listës së politikave dhe masave të qeverisë sonë, në raportet e saj me serbët lokalë dhe me Serbinë.
Para çështjes së tabelave do të duhej të ishin këto cështje:
- Padia për gjenocid. (Rasti ka qenë ideal të shpallej padia, derisa po vazhdon Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.)
- Shtyerja përpara me bisedime e çështjes së të zhdukurve.
- Integrimi i arsimit të të gjitha niveleve në sistemin arsimor të Kosovës.
- Integrimi i shëndetësisë në sistemin tonë shëndetësor.
- Mbyllja e komunave paralele, q ëpunojnë me ligjet e Serbisë në Kosovë.
- Krijimi i mundësive për kthimin e serbëve të shpërngulur në vitin 1999, në shtëpitë dhe pronat e veta.
- Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronën e manastirit të Deçanit.
- Detyrimi i Listës Serbe që të respektojë Kushtetutën dhe të zbatojë ligjet e Kosovës.
- Hapja e një dialogu të vërtetë me serbët lokalë.
- Hartimi i një drafti të statutit të bashkësisë së komunave serbe, në pajtim me germen e Gjykatës Kushtetuese dhe ofertimi me të në Bruksel,
- Krijimi i klimës dhe detyrimit ligjor që serbët ta paguajnë energjinë elektrike, që e shpenzojnë dhe do të mundte, ndonëse prapë jo aq domosdoshmërisht
- Rregullimi i çështjes së tabelave.
P.S. Kushdo që e ka këshilluar Kurtin që ta hap konfliktin me serbët lokalë dhe me Serbinë me tabelat e veturave, ose është tallë me të, ose ka dashtë ta paraqet si luftënxitës të papërmirësueshëm, që si thuhet popullorqe, për një plesht e djegë jorganin.