Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin ka marrë dje vendim për hapjen e kufijve tokësorë të Kosovës, pas disa muajsh që pikat kufitare kanë qenë të mbyllura, si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë.
Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të hapen kufijtë tokësorë në gjashtë pika kufitare: Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë.
Sot gjatë ditës ndërkaq janë parë kolona të gjata në kufi me Kosovën.
Për të njëjtat ka lajmëruar edhe ish’kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Ai ka publikuar disa fotografi në Facebook ku shkruan se në Morinë të Kukësit ka kolona të gjata deri në 10 kilometra.