Hapja e negociatave, Cakaj takon homologun slloven

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij slloven, Miro Cerar.

Ministri Cakaj bën të ditur se me ministrin Cerar kanë diskutuar lidhur me përpjekjet për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, raporton ATSh.

“Një bashkëbisedim i hapur me mikun personal dhe Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar, për të ndarë disa mendime në shërbim të përpjekjeve për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë për pak ditë”, shprehet Cakaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme