Hapja e pikës së vaksinimit në shesh, konsiderohet lehtësim për qytetarët në moshë

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 15:08 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vaksinimi i qytetarëve që nga sot do të bëhet edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku u pa një interesim i madh tyre, raporton Ekonomia Online.

Hapja e kësaj pike po vlerësohet nga sidomos nga qytetarët në moshë, të cilët thonë se në pamundësi për të shkuar në sallën “1 Tetori”, do ta kenë më lehtë të vaksinohen aty.

Shumica prej tyre kishin shkuar për ta marrë dozën e tretë, ku kërkuan që pika të tilla të shtohen edhe në lagje tjera.

Madje ata kërkojnë që të hapen edhe më shumë pika të tilla, në mënyrë që qytetarët të vaksinohen.

Ganimete Pireve-Musliu tha se ka ardhur ta merr dozën e tretë, teksa tha se nuk ka pasur asnjë problem kur është vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë. Sa i përket hapjes e pikës mobile të vaksinimit në shesh të Prishtinës ajo tha se është shumë me rëndësi, pasi sipas saj procesi i vaksinimit është lehtësuar për të gjithë.

“Kalova këndej e thash ta marr edhe të tretën. Pak larg atje në Emshir me shku për të moshuar, është shumë me rëndësi që është hapur këtu”, tha ajo.

Edhe Rrustem Aliu tha se ka ardhë për ta marr dozën e tretë të vaksinës.

“Dy i kom marr ma herët, komplikime nuk kam pas asgjë. Pasi krejt edhe ne i’u besojmë. Duhet me hap më shumë tjera e jo veç këtë, nëpër çdo vend me hap se njerëzit po grumbullohen pleqtë nuk po mundem me shku me i marrë edhe kështu po mbesim pa i marrë e kjo është mirë po është një”, u shpreh ai.

Sherif Zejnulllahu dozën e tretë e as për dozat tjera nuk ka pas komplikime. Ai tha se i’u beson vaksinave, teksa e vlerësoi hapjen e kësaj pike të vaksinimit.

“Fort mirë është, por mos me shku njerëzit në një vend këtu është më afër qytetit në qendër, për vete këtu e kam banesën afër edhe dola menjëherë si e pash. Po njerëzit pak janë të interesuar, shumë pak po vaksinohen brenda dite”, tha ai.

Edhe Ajete Dërguti e vlerësoi lartë hapjen e kësaj pike të vaksinimit. Tha se qytetarët mund të shëtitën e pastaj edhe të vaksinohen në këtë pikë.

“Virus s’kam pas asnjëherë. Vaksinat as e para as e dyta nuk më kanë munduar edhe nuk e kom pas virusin. Me krejt botën çka të bëhet, kjo është për të gjithë e njëjtë, a i besoj a s’i besoj unë më shumë besoj në vetvete. Shumë mirë, ka qenë si larg atje e këtu njerëzit pak shëtitën e relaksohen tani hyjnë e vaksinohen”, tha ai.

Të ngjashme