Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel.
Ministrja Haradinaj shprehu falënderim të veçantë ambasadores Butel, për mbështetjen që Franca i ka dhënë finalizimit të pavarësisë energjetike të Kosovës në ENTSO-E.
“Me Ambasadoren Butel diskutuam mbi zhvillimet politike në Kosovë e rajon, dhe e falënderova përzemërsisht në emër të Kosovës dhe KOSTT për përkrahjen e fuqishme që Franca i ka dhënë finalizimit të pavarësisë energjetike të Kosovës në ENTSO-E.”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.
Shefja e diplomacisë kosovare shprehu gatishmërinë e Kosovës për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve. “Ndava me Ambasadore vullnetin tonë për të lartësuar marrëdhëniet tona, si në nivel akoma më të lartë dypalësh, dhe në drejtim të integrimit EuroAtlantik”, tha Ministrja.
Ambasadorja Butel ndërkaq, ka theksuar se Franca do të vazhdojë t’i jep mbështetje të vazhdueshme Kosovës për shtet-ndërtimin dhe forcimin e vlerave demokratike.