Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar 2 korrikun përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se kjo datë do të mbetet ‘përgjithmonë në kujtesën tonë historike’, njofton Klan Kosova.
“Në kohë shtetrrethimi, ata kishin guximin që të vendosin gurin e parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë.
Ata nuk i frikësoi forca e armëve e as zhurma e tankeve. Ata i dërguan botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Ata janë “111 Delegatët e Pavarësisë”.
2 korriku përgjithmonë në kujtesën tonë historike”, ka shkruar Haradinaj.