Haradinaj: 4 korriku është edhe festë e Kosovës, do të jemi gjithmonë përkrah Amerikës

Prishtinë | 04 Kor 2026 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar SHBA-në me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Haradinaj ka shkruar se Kosova do të jetë gjithmonë me Amerikën, një shembull që ndiqet me krenari.

AI ka thënë se 4 korriku është edhe festë e Kosovës.

“Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim. Andaj 4 korriku është edhe festë e jona.

Happy Independence Day!”, ka shkruar Haradinaj

Të ngjashme