Kryeministri Ramush Haradinaj në interpelancën për rritjen e pagave ka thënë se janë 69 zyrtarë që marrin pagë më shumë se ai.
Fillimisht, Haradinaj ka kërkuar falje për shtyrjen e seancës që ishte planifikuar të mbahej më herët, për shkak të vizitës së tij në ShBA.
Në vazhdim, kreu i Qeverisë tha se rritja e pagave të kabinetit erdhi me vendim të qeverisë dhe si i tillë ka mundësi nivelizimin e pagave. “Me listën e renditjes së nivelit të pagave, kryeministri i vendit të juaj është në vendin e 69, janë 69 zyrtarë që marrin pagë më shumë se kryeministri, numër 69 është edhe kryetari i KGjK-së e KPK-së”.
“Pse është lanë kështu në të kaluarën, në bazë të renditjes përgjegjësive dhe rangut që i mbajnë zyrtarët shtetëror, kryeministri ministrat kryetari i KPK-së dhe KGjK-së, nuk munden me qenë të gjithë numër 69”.
“Ky vendim i rritjes së pagave, na Kosovë po jetojmë, ky vendim është në gjykatën kushtetuese si të tillë pres përgjigjeje e gjykatës, sido qe vendos gjykata ne e te respektojmë, është e habitshme indiferenca që ka ndodh në të kaluarën. Numër 69 tregon se cili ka qenë orientimi ynë dhe si ne e kemi kuptuar si avancon vendi ynë”.
“Sa i përket skemave sociale, që i kemi kryer ndaj kategorive të lirisë, i kemi obligim nuk jemi lëvduar”.
Interpenanca e Haradinajt është thirrur sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.
Qeveria ka marrë vendim që të pezulloj përkohësisht vendimin për rritje ta pagave më një shkurt.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se ky vendim do të pezullohet derisa Gjykata Kushtetues të dalë me qëndrim rreth kërkesë së 30 deputetë të Kuvendit.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka nxjerrë konstatimin sipas të cilit vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave është konflikt interesi, që do të duhej trajtuar sipas ligjit në fuqi.
Haradinaj, me anë të një vendimi të datës 21 dhjetor 2017, ia ka rritur pagën vetes, anëtarëve të kabinetit qeveritar, këshilltarëve dhe disa zyrtarëve të stafit të zyrës së kryeministrit.
Nga 1 mijë e 443 euro sa e kishte, paga mujore e kryeministrit është vendosur të jetë 2 mijë e 950 euro. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritje të pagave edhe të zëvendëskryeministrave dhe ministrave. Rroga për një ministër ka arritur në 2 mijë euro nga 1 mijë e 270 sa ishte më parë.
Me hyrjen në fuqi të vendimit për ngritje të pagave për zyrtarët qeveritar, me automatizëm, në bazë të Ligjit për Gjykata dhe Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, do të rriten edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjitha nivelet.