Haradinaj: AAK është shndërruar në adresë për diasporën tonë

Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se formimi i Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Gjermani e forcon edhe më shumë organizatën tonë politike.
Haradinaj ka thënë se Aleanca në Gjermani po fuqizohet si rezultat i punës së strukturave të udhëhequra nga kryetari Ukë Blakaj.

“Aleanca tanimë është shndërruar në adresë për diasporën tonë kudo që ata jetojnë e veprojnë. Aleanca në Gjermani po fuqizohet vazhdimisht si rezultat i punës së palodhshme të aktivistëve, si dhe strukturave të saj, udhëhequr nga kryetari Ukë Blakaj”, ka thënë Haradinaj, thuhet në postim.

Haradinaj ka shtuar se formimi i Këshillit të Përgjithshëm në Gjermani, e forcon edhe më shumë këtë parti.

“Aleanca në Gjermani tani bëhet edhe me Këshillin e Përgjithshëm, gjë që e forcon edhe më shumë organizatën tonë politike atje”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme