Haradinaj: AAK-ja shkon e vetme në zgjedhje, s’kemi vija te kuqe

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 15:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme  parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj pas vizitës që ka bërë në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

Ai ka thënë se s’kanë vija të kuqe me asnjë parti pas zgjedhjeve.

“Zgjedhjet janë një akt solemn. Pyetet Sovran. Aleanca respekton të gjitha subjektet politike që marrin pjesë në këto zgjedhje. Kemi deklaruar se nuk do të kemi vija të kuqe pas zgjedhjeve port ë shkojmë vetëm në zgjedhje. Tash presim shpalljen e zgjedhjeve. është mirë që është votuar buxheti. Atherë AAK-ja ka koalicion me qytetarin e vendit.”, tha Haradinaj.

Haradinaj  tha se vizituan Veteranët për ti uruar për ditën e tyre .

 “Në emër të subjektit politik AAK-ja me disa bashkëluftëtarë të mi e kemi nderin që t’iu urojmë juve ditën e veteranit dhe gjithë bashkëluftëtarëve edhe në diasorë dhe Hagë. Njëkohësisht shprehim respektin për angazhimin për liri të gjithë brezave. Ne e dimë që ky vit është i vështirë në shumë drejtime edhe nga ana ekonomike. Shpresojmë që viti që vjen të jetë më i mirë”.

U.d i Kryetari i OVL UCK-së Faton Klinaku, falënderoi Haradinajn për vizitën dhe u uroi gjithë veteranët për ditën e tyre..

“Sot kishim kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj i cili ka ardhur të na uroj ditën e veteranit. Dhe nesër e kemi përvjetorin dhe nesër kemi shumë aktivitete që do të bëjmë homazhe në tërë Kosovën. Në këtë rast ne urojmë ditën e veteranit të gjithë atyre sepse për shkak të covidit nuk po mund të organizojmë  disa aktivitete që kemi paraparë”, shtoi Haradinaj.

Të ngjashme