Haradinaj: Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve, vazhdo me dorëheqjen

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka dalë me një porosi për kryeministrin Albin Kurti.

Ai i ka kërkuar Kurtit që ta ndërprejë procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion.

Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion”.

“Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme