Ish Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Kryeministrin të tanishëm, Albin Kurti që të mos e heq tarifën 100 përqind vetëm për t’u kthyer në dialog me Serbinë.
“Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.
“Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat”.