Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se synim kryesor i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO.
Ai në ditën e parë të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se Ushtria e Kosovës është kulmim i sakrificës së kosovarëve për liri.
“Ushtria e Kosovës sot, kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, është padyshim kulmimi i sakrificës sonë shumëvjeçare për liri. Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë! Tash, na mbetet që të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.