Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë dhurata për fëmijë së bashku me gruan e tij, Anita Haradinajn, për rastin e festave të fundvitit, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes rrjetit social Facebook, ku ka shfaqur një video.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, kemi thënë gjithnjë që sfidat vetëm na forcojnë, e kemi gjetur vendin pa energji pa prodhim, sot konsumojmë energji të Kosovës edhe pse jemi të sfiduar jemi të fortë”.
“Viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe i vendeve të punës, urime ky vit që po vjen”, ka thënë Haradinaj.