Haradinaj bën homazhe në Prekaz, takohet me Rifat Jasharin

Prekaz | 06 Mar 2018 | 09:14 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nderë të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryeministri është takuar edhe me Rifat Jasharin, raporton Ekonomia Online.  Jashari falënderoi Haradinajn për vizitën, duke shtuar se shpreson që nuk do të ndodhin më gjëra të këqija.

“Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që ka ardhur me nda edhe këtë dhimbje edhe këtë krenari bashkë me ne. Shfrytëzoj rastin t’ua uroj gjithë shqiptarëve festat e marsit dhe inshalla asgjë e keqe më në jetë nuk na ndodh. Inshalla gjithmonë jemi bashkë, jemi vigjilent që ta çojmë Kosovën përpara”.

Në ditën e dytë të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Homazhe do të bëjnë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, zyrtarë shtetëror, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, raporton EO.

Në ora 17 mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri.

Ndërsa në orët e mbrëmjes Ministria e Kulturës organizon hapjen e ekspozitës kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës.

 

 

Të ngjashme