Është hapur java e Biznesit Kosovar për të 15 herë. Javët e Biznesit Kosovar 2017 ka qëllim të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
Kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se prodhuesi i Kosovës nuk do të jetë më vetëm do të jemi partner sepse Qeverinë e vendit e ka në krah.
Haradinaj po ashtu tha se bizneset nuk janë fajtor për korrupsionin në Kosovë. por janë fajtor vet politikanët, raporton Ekonomia Online.
“Prodhuesi i Kosovës nuk do të jetë më vetëm do të jemi partner sepse Qeverinë e vendit e ka në krah. Duhet zhvilluar dialog me prodhues e fermer me kuptua saktë se cilat veprime me i ndërmarrë e lehtësojmë prodhimin dhe e bëjë më produktin më të mirë dhe konkurrent. Jemi të gëzuar që veprimet e para lirimi prej tatimit për lëndën e parë për derivatet dhe hyn në fuqi tash shpejt. Na ka mbet edhe pak punë për këtë çështje, e jemi të interesuam që kjo të ndodh për fermerët”.
“Nganjeherë e kom përshtypjen qe nuk po jetojnë në Kosovë se sa shumë i ekspozona prodhimeve të huaja, në tavolinë e dyqane e ndiej vetëm si gurbetqarë kur më merre malli për produkte tona. Produktin atij vendi pra produkti i Kosovës më pas përparësi. Kudo që shkoni keni për të parë që prodhimet vendore gjithmonë kanë me pas përparësi duke filluar nga kamerierët të cilët të propozojnë gjërat e vendit të vet”, ka thënë kryeministri teksa ka bërë thirrje të vazhdueshme që përparësia e prodhimeve duhet të bëhet brenda Kosovës.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka kërkuar përkrahje nga institucionet duke falënderuar Haradinajn për ndryshimin e politikave fiskale.
Shahini ka kërkuar që sa më shumë të konsumohen produktet vendore, raporton EO
“Ne jemi vazhdimisht në kontakt me publikun sepse jemi të parët që bëjnë përpjekjet për prodhimin vendor. Në 2003 me Ibrahim Rugovën bëmë moton ‘Konsumo prodhimin vendor’. Më pas AKB ndryshoi formën e promovimit. Kjo është aleanca juaj për të bëtë përpjeke me moton ‘Unë konsumoj prodhime vendore’. Ne kërkojmë nga institucionet të reformohen politikat. Ju z.kryeministër kishit guxim për ndryshimin e politikave fiskale”, ka thënë Shahini.
Ndërsa Ardita Sinani, ish-kryetare e komunës së Preshevës, ka ftuar investitorët nga Kosova që të investojnë në Luginën e Preshevës në sektorin e bujqësisë.
Ky manifestim do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme nëpër tërë territorin e Kosovës duke filluar nga sot në Prishtinë dhe do të vazhdoj nëpër tërë Kosovën, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë e Preshevës, Turqi dhe në vendet e BE-së me aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese, Forumi Ndërkombëtar Biznesor si dhe më datën 17 shkurt 2018 – Kremtimi i 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me produkte vendore.