Haradinaj-delegacionit të Trumpit: Jam për marrëveshje me Serbinë në kufijtë ekzistues

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 12:53 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marrëveshja legjitime me Serbinë do të zgjidhte edhe çështjen e tregtisë së lirë dhe heqjen e taksës ka thënë shefi i qeverisë  Ramush Haradinaj në një prononcim për media derisa në Kuvend po zhvillohej seanca e rregullt, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj duke komentuar takimin me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, tha se ua ka bërë me dije se sa është e rëndësishme të vazhdohet dialogu pasi siç tha ai është interes i ndërsjellët i dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një dalje para mediave derisa në Kuvend po zhvillohej seanca e rregullt, ka folur për takimin me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

“Takimi ka qenë përmbajtjesor janë diskutuar krejt aspektet e angazhimit në dialog. Njëkohësisht edhe domosdoshëmria me u kthyer në tavolinën e dialogut. Duke qenë kështu e kam pas mundësi me i shpjeguar që dialogu duhet me vazhduar ne arrit një marrëveshje është interes i ndërsjellë. Kjo marrëveshje e kish zgjidh edhe çështjen e tregtisë së lirë”.

“Na mbushin mendjen edhe ekzistojnë dy pamje një si pengesë për me u kthyer në dialog tjetra është si ndihmesë për me u arrit në dialog. Jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore në kufijtë ekzistues që nuk nënkupton ndryshim kufij e territoresh e që nuk nënkupton një asociacion të komunave serbe”.

Haradinaj ka komentuar edhe takimin e Presidenti Hashim Thaçi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa ku tha se edhe ai bënë konsulta të tilla me lider politik.

“Mendoj që takimet janë të mira konsultat mes udhëheqësve politik edhe unë bëjë takime të vazhdueshme me Mustafën, Kurtin e Ahmetin”.

Haradinaj ka folur edhe për ligjin për Trepçën  ku tha se ka mbetur vetëm për çështje administrative dhe për herë të parë punëtorët janë pronar pasiqë  mund të kenë 20% aksione brenda ndërmarrjes.

Të ngjashme