Deputeti nga SLS, Slobodan Petroviq, është rrahur sot në kryeqytet në një restorant afër Kuvendit.
Këtë ngjarje Petroviq e bëri të ditur edhe nëpërmjët një konferencë për media.
Sulmin për Petroviq e ka dënuar ashpër edhe i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj.
“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj.