Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin britanik Nicholas Abbott.
Haradinaj me Abbott bisedoi për proceset në të cilat po kalon vendi, sidomos për krizën pandemike dhe avancimin e marëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
‘Me ambasadorin Nicholas Abbott, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi, veçanërisht krizën ekonomike për shkak të pandemisë̈, si dhe avancimin e marëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
Ndihma dhe angazhimi Britanik, në përkrahje e mbështetje të Republikës së Kosovës, sidomos në rrafshin ndërkombëtar është shumë i nevojshmëm’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj në fund të takimit e falënderoi Abbott, për mbështetjen që po i bënë Kosovës.
‘Ambasadorin Abbott e falënderova për angazhimin e shtetit që e përfaqëson në mbështetje të Republikës së Kosovës’, ka thënë Haradinaj.