Haradinaj dhe Limaj i nderojnë Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun: Janë pishtarë të lirisë

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 12:24 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 33-vjetorit të rënies së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të mërkurën janë bërë homazhe pranë varrezave të tyre, raporton Ekonomia Online.

Homazhet i nisën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Duke nderuar kontributin e tyre, ish-kryeministri Haradinaj tha se Fazliu e Zhitia janë pishtarë të lirisë.

“Jemi në nderim të heronjve Aftim Zhitia dhe Fahri Fazliu, janë pishtarët e lirisë dhe janë ata që e ndriçuan rrugën e lirisë plotë luftëtarëve të zot e të mendimtarëve të mirë dhe përulemi me respekt. Lavdi”, ka thënë Haradinaj.

Homazhe në nderim të dy dëshmorëve do të bëhen edhe në Breg të Diellit në vendin ku ata u vranë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme