Haradinaj: Do t’i mbrojë veteranët, por jo duke e shkatërruar shtetin

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se ai personalisht do të angazhohet që të mbrojë veteranët, raporton Ekonomia Online. Por Haradinaj pohon se e gjithë kjo përkrahje ndaj tyre do të bëhen pa e shkatërruar shtetin.

Këto komente ai i bëri pas takimit me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe ish-udhëheqës të UÇK-së.

Në një konferencë për media ai ka adresuar sërish kritika për Qeverinë, duke shtuar se ua ka ngulur thikën miqve dhe vlerave të luftës.

Madje ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të bëhen bashkë në mbrojte të të drejtave të veteranëve duke iu referuar lënies jashtë nga Ligji për Pagën Minimale.

“Veteranët e çmojnë shtetin e duan Kosovën, nuk janë kundër i duan institucionet, por edhe institucionet duhet ta duan Kosovën”,

“…nuk do të ishte mirë që veteranët ta mbrojnë vetë të drejtën e vet, institucionet, Qeveria deputetët duhet t’i mbrojnë veteranët. Unë do ta mbrojë të drejtën e veteranëve, por jo duke e shkatërruar shtetin tonë”.

“Sot e kishim një takim ku mbizotëroj tema e veteranëve, padrejtësia që iu është bërë veteranëve dhe poashtu edhe qëndrimi i gjithë neve për qëndrimet që i kam cilësuar si thikë pas shpine të kësaj qeveria si aleanca me NATO-n dhe Amerikën dhe vlera e luftës tonë”.

“Nga kjo tryezë i bëhet thirrje të gjithë që mos të vijë puna që veteranët që kanë rrezikuar jetën për neve ata vetë ta mbrojnë të drejtën e vet. Të ngrihemi të gjithë që t’i mbrojmë veteranët”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme