Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova është në ditët e saj kritike të përmbushjes së agjendës evropiane.
Kreu i ekzekutivit në mbledhjen e Qeverisë shtoi se për këtë arsyeje duhet t’i sigurojmë BE-së që kemi institucione demokratike serioze e të qëndrueshme, raporton Ekonomia Online.
“Jemi në ditët më kritike të agjendës evropiane. Duhet t’i sigurojmë që Kosova ka institucione demokratike serioze dhe të qëndrueshme”.
“Secili kolege që ka detyra për MSA, të punojë. Unë ju falënderoj për punën e juaj”.
Këto komente ai i bëri gjatë njoftimit kabinetit qeveritar për raportin e zbatimit të programit kombëtar për zbatimin e MSA-së gjatë vitit 2017.
Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha se bazuar në të gjetura Kosova ka përmbushur shkallë të madhe të detyra të dala nga marrëveshja.
“Bazuar në të gjeturat e këtij raporti është arritur një shkallë e mirë e zbatimit të këtij programit. Ndërsa pjesa e mbetur nuk kanë arritur të zbatohen”.
“Në kuadër të monitorimit të MSA, ministria ka organizuar takime të rregullta me komitetin evropian dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave të parashikuara”.